UBT News

​Tre të arrestuar për vjedhje në Vushtrri dhe Mitrovicë

Njësitet policore në Vushtrri dhe Mitrovicë, në bazë të urdhëresave aktive kanë arrestuar tre persona të cilët ishin në kërkim me urdhëresë të lëshuara nga gjykata kompetente. Sipas Policisë, ata janë arrestuar më 18 dhe 19 tetor.

“Personat e arrestuar janë e dyshuara e parë F.M., 52 vjeçare, e kërkuar për veprën penale “ Vjedhje e shërbimeve”, i dyshuari i dytë A.M., 24 vjeçar, i kërkuar për veprën penale “ Vjedhje e rendë” dhe i dyshuari i tretë M.H., 27 vjeçar, i kërkuar për veprën penale “ Vjedhje e shërbimeve”, të gjithë shtetas i Republikës së Kosovës, ku te njëjtit pas përfundimit të procedurave policore janë dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim. 

Exit mobile version