UBT News

​Tre të arrestuar për prostitucion në Prishtinë

Një mashkull dhe dy femra janë arrestuar dje në Prishtinë nën dyshimin se kishin kryer veprat mundësim apo detyrim në prostitucion, ofrim i lokaleve për prostitucion dhe bashkëkryerje.

Ata janë arrestuar dje në Prishtinë nga njësiti policor pranë Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore.

Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Exit mobile version