UBT News

​Tragjedia në Beograd, homazhe para shkollës ku u vranë tetë fëmijë

Që në orët e para të mëngjesit para shkollës fillore “Vladislav Ribnikar” në Beograd nisën të mblidhen qytetarët, si dhe një numër i madh nxënësish nga i gjithë qyteti, me çantat e shkollës në supe.

Të qetë, me kokë të ulur, me lot në fytyrë, ata lënë lule dhe qirinj para shkollës ku një ditë më parë u vranë tetë nxënës dhe një roje dhe u plagosën gjashtë nxënës të tjerë dhe mësuesja e historisë.

Dy fëmijë janë ende në gjendje kritike dhe po luftojnë për jetët e tyre.

Exit mobile version