UBT News

​Trafikim me njerëz, arrestohen tre meshkuj dhe dy femra

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore-Njësia në Pejë. ka arrestuar tre meshkuj dhe dy femra me dyshimin për trafikim me njerëz.

Të arrestuarit janë; M.I., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar), I.M, (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar), E.Z., (viti i lindjes 1991, femër kosovare), M.Xh., (viti i lindjes 2003, femër kosovare) dhe A.B., (viti i lindjes 2004, femër kosovare).

Si provë materiale policia ka konfiskuar dy revole, një sasi të substancave narkotike, disa gëzhoja, dy automjete dhe dy telefona mobil.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore-Njësia në Pejë, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, pas raportimit të një rasti nga viktima femër kosovare, ka zhvilluar një hetimi intensiv. Kështu, më 25.10.2021, hetuesit policorë kanë arrestuar pesë persona të dyshuar, tre meshkuj dhe dy femra, të gjithë kosovarë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘trafikim me njerëz’. Të arrestuarit në këtë rast janë: M.I., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar), I.M, (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar), E.Z., (viti i lindjes 1991, femër kosovare), M.Xh., (viti i lindjes 2003, femër kosovare) dhe A.B., (viti i lindjes 2004, femër kosovare). Policia si provë materiale ka konfiskuar: dy revole, një sasi të vogël të substancës që dyshohet të jetë narkotike, disa gëzhoja, dy automjete dhe dy telefona mobil”, thuhet në komunikatën për medie nga policia.

Tutje në komunikatë thuhet se “Lidhur me këtë rast, viktima (femër) e trafikimit është intervistuar në prezencën e punëtorit të Qendrës për Punë Sociale (QPS-së), si dhe mbrojtësit të viktimave, rasti është trajtuar sipas procedurave standarde, përfshirë dërgimin në strehimoren e dedikuar për viktimat e trafikimit”.

Me aktvendim të prokurorit katër të dyshuarit e parë janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë, kurse e dyshuara A.B., do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale që përcakton me kod penal dhe do të vazhdojë të ndërmarr masa ndaj të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.

Exit mobile version