UBT News

​Tifozët serbë kërkojnë kthimin e ushtrisë në Kosovë, Bislimi: Janë mesazhe të Vuçiqit

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se provokimet e mbrëmshme të tifozëve serbë në Beograd janë mesazhe jopublike të presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Tifozët serbë kanë theksuar po ashtu se e gjithë kjo ka ndodhur në prani të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për çka ka shtuar se i gjithë aparati shtetëror i Serbisë është ndërtuar për të nxitur dhunë, terror dhe luftë.

Në një postim në Twitter, Bislimi ka thënë se “Delije” shpesh dërgon mesazhe që Vuçiq nuk mund ose nuk dëshiron t’i thotë publikisht.

“E gjithë kjo ndërkohë që edhe Vuçiq ishte i pranishëm në tribuna. I gjithë aparati shtetëror është ndërtuar në Serbi për median, sportin, artin, kulturën, shkencën që të përdoren për mjete propagandistike dhe për të nxitur dhunën, terrorin, tensionet dhe luftën. Ai ka nevojë për akte të tilla për të ushqyer urrejtjen dhe nacionalizmin etnik në opinionin publik”, ka shkruar Bislmi.

Mbrëmë mbështetësit e ekipit serb të futbollit “Crvena Zvezda Delije” kanë provokuar mbrëmë në Beograd duke vendosur një pankartë, ku citohej “Kur do të kthehet ushtria në Kosovë”, gjatë një ndeshjeje miqësore kundër klubit italian Fiorentina. 

Exit mobile version