UBT News

​Theret me thikë një person në Prishtinë, arrestohen tre të tjerë

Një person ka marrë lëndime trupore pasi është therur me thikë sot rreth orës 13:30 në lagjen Lakrishte në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo tha se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar tre persona të dyshuar.

“Sot rreth orës 13 :30, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Lakrishtë, në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar tre persona të dyshuar dhe ka nisur hetimet”, deklaroi ajo.

Exit mobile version