UBT News

​Theren me thikë dy persona në Obiliq

Dy persona janë therur me thikë në Obiliq nga dy të dyshuar si pasojë e një mosmarrëveshje e momentit.

Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor dhe ndodhen në gjendje stabile, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe më pas janë dërguar në mbajtje.

Ky rast është inicuar si lëndim i rëndë trupor & armëmbajtje pa leje-thikë.

Obiliq 12.09.2022-21:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin se të njëjtit për shkak të një mosmarrëveshje çasti, kanë sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë-thikë dy viktimat meshkuj kosovar. Viktimat kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në trajtim mjekësorë dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është stabile, ku njëri prej tyre është liruar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore” , njofton policia.

Exit mobile version