Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, është zgjedhur gruaja më me ndikim ne politikë, për rolin e saj gjatë luftës në Ukrainë 2022, sipas “The Forbes”.
“Ndikimi i saj është unik, asnjë grua tjetër, në renditje, nuk ka udhëhequr një politikë në emër të 450 milionë banorëve”, thuhet në revistën amerikane.
Giorgia Meloni është gruaja e shtatë më e fuqishme në botë sipas renditjes së “Grave më të fuqishme në politikë në 2022” të hartuar nga “The Forbes”, në të cilën kryeministrja është e vetmja italiane.
“Si liderja e qeverisë së ekstremit të djathtë të Italisë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, Meloni është një figurë kontroverse, e ardhmja politike e së cilës mbetet e pasigurt. Pavarësisht kësaj, suksesi i saj përfaqëson një arritje për lidershipin femëror, qoftë edhe vetëm sepse ajo është e vetmja grua që udhëheq një vend të G20-s”, shkruan Forbes.
Ndër dhjetë gratë më me ndikim, në vendin e dytë është renditur presidentja e BQE-së Christine Lagarde, në vendin e tretë zëvendëspresidentja e ShBA-së, Kamala Harris dhe në vendin e katërt CEO e “General Motors”, Mary Barra.