UBT News

​Tetë vjet burg për rrezikim të trafikut publik

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka dënuar me tetë vjet heqje lirie të akuzuarin A.K. për veprën penale rrezikimi i trafikut publik.

Në masën e dënimit i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej datës 23.02.2022, si dhe i është shqiptuar dënim plotësues ndalimi i drejtimit të automjetit dhe marrja e lejes së vozitjes për pesë vjet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, duke llogaritur nga dita kur vendimi merr formën e prerë, me aktvendim të akuzuarit A.K. i vazhdohet masa e paraburgimit.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij aktgjykimi, ankesa bëhet përmes kësaj gjykate për Gjykatën e Apelit në Prishtinë.

Exit mobile version