UBT News

​Tetë të vdekur dhe 249 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 8 raste të vdekjes.

Ndërsa nga 2.804 testime, 249 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Sot janë shëruar 1.129 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 216.794.

Sipas njoftimit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.806.746 doza të vaksinës. Kurse, deri më sot 812.831 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në total numri i rasteve aktive është 5.073

Exit mobile version