UBT News

​Tetë raste të reja me COVID

Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar tetë raste të reja me COVID-19 dhe nuk u shënua asnjë rast i vdekjes.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 14 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 46.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 69 doza të vaksinës kundër COVID-19. Ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 829 mijë e 749 doza të vaksinës./UBTNews/

Exit mobile version