UBT News

​Tesla tërheq 435 mijë automjete nga Kina

Tesla po tërheq 435 mijë automjete në Kinë pasi prodhuesi amerikan i makinave elektrike po përballet me një problem të dytë teknik brenda një jave në tregun më të madh të makinave në botë.

Tërheqja përfshin më shumë se 142 mijë sedanë Model 3 dhe pothuajse 293 mijë automjete Model Y, të cilat mund të preken nga një problem softueri që ndalon dritat e pasme të automjeteve të ndriçojnë, sipas Administratës Shtetërore të Kinës për Rregullimin e Tregut.

Tesla tha se do të sigurojë përditësime të softuerit për të rregulluar problemin, vuri në dukje mbikëqyrësi kryesor i tregut të Kinës.

Kjo shënon tërheqjen e dytë brenda një jave për Tesla në Kinë pasi kompania njoftoi tërheqjen e më shumë se 67 mijë automjeteve të premten e kaluar, e cila përfshinte automjetet Model S dhe Model X të prodhuara midis 25 shtatorit 2013 dhe 21 nëntorit 2020, pasi sistemet e menaxhimit të baterive lëshuan gabimisht paralajmërime të tilla si “kërkohet mirëmbajtje” dhe “parkim i sigurt” në ekranet e shoferëve.

Tesla gjithashtu kishte tërhequr pothuajse 128 mijë automjete të Model 3 në Kinë në prill për shkak të problemeve gjysmëpërçuese që mund të çonin në përplasje.

Në shtator, Tesla shiti 83 mijë e 135 automjete në Kinë, duke thyer rekordin mujor për fabrikën e kompanisë në Shangai, sipas Shoqatës së Makinave të Pasagjerëve të Kinës.

Exit mobile version