Prodhuesi amerikan i veturave elektrike, Tesla iu ka bërë thirrje pronarëve të 321 mijë vetura të tilla që janë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës t’i dërgojnë për servisim, për shkak të një problemi të shfaqur në dritat e pasme, raporton Reuters.
Kompania me seli në Teksas ka njoftuar se kjo tërheqje e përkohshme nga trafiku përfshin veturat Model 3 dhe Model Y.
Nga Tesla kanë bërë të ditur se azhurnimi duhet bërë, për të shmangur problemin me dritat e pasme.
Kjo nuk është hera e parë që veturat elektrike nga Tesla tërhiqen përkohësisht nga tregu, për shkak të defekteve të ndryshme që janë shfaqur.