UBT News

​Tërmet në Suharekë

Një tërmet ka ndodhur paraditen e kësaj të marte në Suharekë.

Rrjeti Sizmik bënë të ditur se tërmeti kishte magnitudë 2.8 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV ballë të Merkalit.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 5 kilometra në Jugë Perëndim të Suharekës.

“Duke u bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimit Gjeologjik të Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, më 29.03.2022 në orën 10:03 sipas kohës lokale, vendi ynë është goditur nga një tërmet me magnitudë 2.8 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV ballë të Merkalit. Epiqendra e këtij tërmeti ishte 5 km në Jug Perëndim të Therandës respektivisht në koordinatat: 42.337 (latituda) dhe 20.779 (longituda), ndërsa thellësia hipoqendrore ishte 3 km”, thuhet në njoftimin e Rrjetit Sizmik.

Tërmeti është njderë edhe në Prizren, Rahovec e Shtërpcë. Nërkohë që nuk ka të dhëna nëse ka pasur dëmtime eventuale.

“Për shkak të thellësisë së përfillshme të vatrës së tij, tërmeti në fjalë është ndjerë dukshëm nga banorët e regjionit të Prizrenit, Therandës, Rahovecit dhe Shtërpcës. Deri më tani Rrjeti Sizmik nuk posedon të dhëna lidhur me dëmtimet eventuale në zonën epiqendrore”, thuhet në njoftim. 

Exit mobile version