UBT News

​Tërmet në jug të Shqipërisë

Lëkundje tërmeti janë ndjerë pak më parë në jug të Shqipërisë.

Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.1 sipas Rihter.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 11 kilometra në jugperëndim të Gjirokastrës, pranë Lukovës.

Nuk ka raportime për dëme materiale./A2

Exit mobile version