Dy persona janë arrestuar mbrëmë në Prishtinë, pasi që të njëjtit me veturë kanë tentuar të godasin zyrtarët policorë në rroba civile dhe më pas njëri nga të dyshuarit me pistoletë ka shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë.
Sipas Policisë, zyrtarët policorë i janë përgjigjur me të shtëna në drejtim të dyshuarit. Zyrtarët policorë kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë me 6 fishekë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.