UBT News

​Tentim vrasje në Prishtinë

Një burrë ka raportuar se një i dyshuar deri më tani i panjohur, ka shtënë tri herë me armë zjarri në drejtim të viktimës, por i njëjti nuk ka pësuar lëndime.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet. 

Exit mobile version