UBT News

​Tekstet shkollore pritet të blihen nga prindërit, Ministria e Arsimit do t’i transferojë paratë

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit po e shqyrton mundësinë që t’i transferojë mjetet financiare në xhirollogaritë e prindërve dhe ata t’i blejnë tekstet shkollore për fëmijët e tyre. Kjo është bërë e ditur nga ministrja Arbërie Nagavci, e cila ka theksuar se furnizimi me tekste shkollore ka qenë sfidë meqë shtëpitë botuese i kanë rritur çmimet.

Nagavci ka folur në konferencë për media ku ka deklaruar se janë gati që mësimi të fillojë më 1 shtator.

“Furnizimi me tekste shkollore ka qenë mjaft sfidues. Kemi pa që shtëpitë botuese kanë rritur çmimet, kemi pas jo vetem dallim nga viti në vit por edhe dallime për tekstet e të njëjtës klasë nga shtëpitë e ndryshme botuese me çmime. Sivjet po shqyrtojmë mundësinë që transferimin e mjeteve për tekste shkollore të bëhet në llogari të prindërve dhe të njëjtit t’i blejnë tekstet për fëmijët e tyre”, ka thënë ajo. 

Exit mobile version