Policia ka sekuestruar një armë në një shtëpi në fshatin Pantinë të Vushtrrisë. Në shtëpinë e 52-vjeçarit pati një aheng familjar, me ç’rast kanë shtënë me armë zjarri.
Policia ka bërë të ditur se është intervistuar 52-vjeçari I.S.
“Në orët e mbrëmjes të datës 12 korrik 2021, në Stacionin Policor Vushtrri, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një zonë banimi në fshatin Pantinë -Vushtrri. Me t’ pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’rast në vendin e ngjarjes, ku kishte aheng familjar, në cilësi të provave materiale kanë sekuestruar një armë tytë-gjatë dhe disa gëzhoja. Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar I. S., 52 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale ’’përdorim i armës’’ dhe ’armëmbajtje pa leje’”, thuhet në njoftimin e Policisë.