UBT News

​Të shtëna me armë zjarri në Zubin Potok, nuk dihet nëse rasti ndodhi në pjesën e Kosovës

Të shtëna me armë janë dëgjuar në orët e mbrëmjes në Zubin Potok, më saktësisht në zonën e fshatit Bube.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës ka thënë se ende nuk dihet nëse të shtënat ishin në pjesën e Kosovës apo të Serbisë.

“Bazuar në informacionet e deritanishme, mund t’ju informojmë se në afërsi të fshatit Bube, janë dëgjuar disa të shtëna me armë. Të shtënat nuk ndërlidhen me ndonjë rast policor dhe se ende nuk dihet nëse rasti ka ndodhur në pjesën e Republikës së Kosovës apo të Serbisë”, ka thënë Kelani.

Një sulm me gurë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Zubin Potok.

Exit mobile version