Një burrë në Vushtrri ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij. Nuk raportohet për të lënduar.
Sipas raportit të policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të armës AK-47.
Rasti është inicuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.