UBT News

​Të rinjve iu mundësohet punë praktike

40 të rinjve do të kenë mundësi të bëjnë praktikë tremujore në 14 biznese të cilët kanë përfituar nga skemat e granteve që Ministria e Zhvillimit Rajonal ka lansuar ndër vite. Kjo pas nënshkrimit të kontratave në bashkëpunim me UNICEF dhe me Rrjetin CSR Kosova, e cila është e financuar nga projekti “Kosovo Generation Unlimited”.

Ky projekt përpos se ka për qëllim angazhimin e të rinjve për punë praktike në shumë biznese vendore në Kosovë, mundëson edhe trajnime online dhe ligjërata për të ngritur njohuritë për punë tek të rinjtë, ku nga ky projekt përfitojnë edhe bizneset.

Koordinatorja e “Kosovo Generation Unlimited”, Gëzime Hasani tregon se ky projekt deri tash ka pasur shumë sukses pasi 191 prej 500 praktikantëve, janë në marrëdhenie të përhershme pune.

“Ne si implementues të këtij projekti vazhdimisht i monitorojmë të gjithë praktikantët që janë të vendosur në kompani të ndryshme dhe gjithashtu në njëfarë mënyre edhe i lusim kompanitë që të kenë një konsideratë pak më të madhe për praktikantë e ‘Kosovo Generation Unlimited’ që pas punës tremujore t’iu ofrojnë edhe një punë praktike, normalisht kjo nuk është gjithmonë e mundshme për shkak të nevojave të ndryshme të kompanive, mirëpo deri më tani ky projekt ka pas sukses edhe me ciklin e parë, ku e kemi kaluar targetin 20% në 38% do të thotë nga 500 praktikantët e angazhuar për tre muaj, 191 prej tyre kanë vazhduar punë të përhershme në kompani”, ka thënë ajo.

Hasani shtoi se me këtë projekt synohet që të rinjve t’iu lehtësohet tranzicioni nga bankat e shkollës për në tregun e punës përmes formës më të mirë siç është praktika tremujore.

“Ky projekt ka për qëllim që të lehtësojë tranzicionin e të rinjve të moshës 16 deri në 24 vjet nga shkolla në punë, do të thotë ky tranzicion konsiderohet që më së miri arrihet përmes punësimit tre mujor të punës praktike në kompani të ndryshme private-publike, organizata të ndryshme dhe entitetet që dëshirojnë të bashkëngjiten këtij projekti”, ka thënë ajo.

Po ashtu Hasani tregon se të gjitha këto biznese janë përfituese nga Ministria e Zhvillimit Rajonal e që kanë të bëjnë më kompanitë të cilat prodhojnë mallra dhe ati t’i eksportojnë jashtë.

“Sot shumica e bizneseve të gjitha bizneset janë biznese përfituese nga MZHR të skemave të tyre për bizneset që kryesisht kanë të bëjnë me kompanitë që prodhojnë dhe kanë synim të eksportojnë mallrat e tyre jashtë”, vazhdon ajo.

Hasani iu uroi suksese praktikantëve dhe falënderoi MZHR-në dhe UNICEF-in për bashkëpunimin në programin për punë praktike “Kosovo Generation Unlimited”.

Exit mobile version