UBT News

​Të paktën 29 sulme ruse në 24-orët e fundit në Donesk të Ukrainës

Ushtria ukrainase ka forcuar pozicionet e saj në Bakhmut, bëri të ditur Zyra Presidenciale e Ukrainës.

Sipas presidencës, ushtria ukrainase synon të “forcojë” pozicionet e saj në Bakhmut, epiqendra e luftimeve me trupat ruse në lindje të vendit, shkruan ANSA.

“Kryekomandantët e forcave të armatosura të Ukrainës u shprehën në favor të vazhdimit të operacionit mbrojtës dhe forcimit të pozicioneve tona në Bakhmut, gjatë një takimi të sotëm me kreun e shtetit Volodymyr Zelensky”, theksoi presidenca në një deklaratë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky zhvilloi një takim me Komandën Supreme, në të cilin u diskutua në detaje situata në Bakhmut, në të cilën Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Valery Zaluzhny dhe komandanti i grupit të trupave operative-strategjike Khortytsia, Oleksandr Syrsky, foli në favor të vazhdimit të mbrojtjes së Bakhmutit. 

Exit mobile version