UBT News

​Të martën seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që konform kërkesës së 40 deputetëve nënshkrues, nesër në orën 10:00 Kuvendi të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, për të shqyrtuar Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë.

Ndërkaq, në bazë të vendimit, po nesër në orën 11:00, Kuvendi do të mbajë seancë plenare në të cilën pritet të shqyrtohen për herë të dytë tri projektligje: Projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, Projektligji për mbështetjen e punëve publike, si dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për noterinë.

Sipas njoftimit të Kuvendit, seanca e radhës do të mbahet të enjten, më 10 nëntor. 

Exit mobile version