UBT News

​Të martën një eklips total hënor në Amerikën e Veriut, Azinë, Australi e Paqësor

Një eklips total hënor do të jetë i dukshëm të martën, më 8 nëntor në Amerikën e Veriut, në të gjithë Azinë, Australinë dhe pjesën tjetër të Paqësorit.

Në Amerikën e Veriut, ky fenomen do të jetë i dukshëm para agimit, dhe në zonën e Azisë, Australisë dhe Paqësorit në mbrëmjen e hershme.

Eklipsi do të zgjasë pothuajse një orë e gjysmë ndërsa Toka do të kalojë midis Hënës dhe Diellit.

E njohur edhe si Hëna e “përgjakshme”, ajo do të shkëlqejë një ngjyrë të kuqërremtë-portokalli për shkak të lindjes së diellit ose perëndimit të diellit.

Në kulmin e eklipsit, Hëna do të jetë 390 653 kilometra larg, thonë shkencëtarët e NASA-s. Me kusht që qielli të jetë i pastër, eklipsi do të jetë i dukshëm përmes teleskopit.

Në të njëjtën kohë, planeti Urani do të jetë i dukshëm “vetëm një gisht në distancë” mbi Hënë dhe do të ngjajë me një yll të ndritshëm, shkruan “Daily Mail”.

Amerika e Jugut do të shohë një pjesë të eklipsit, ndërsa Afrika, Lindja e Mesme dhe pjesa më e madhe e Evropës do të duhet të presin deri në vitin 2025.

Ky është eklipsi i dytë total i Hënës këtë vit, i pari ishte në maj dhe i tjetri pritet në vitin 2025. Ndërkohë do të ketë shumë eklipse të pjesshme hënore.

Exit mobile version