Humbja e Ukrainës nga Rusia do të ishte dorëzim dhe jo paqe, tha të martën Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani.
“Nuk ka paqe pa drejtësi për popullin ukrainas”, tha ai gjatë mbërritjes së tij në një takim të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bukuresht.
“Ne duhet të punojmë për paqen, por për sa kohë që Ukraina pushtohet, do të jetë e vështirë të jemi në gjendje të ulemi në një tryezë bisedimesh. Tani për tani disfata e Ukrainës do të thotë dorëzim dhe nuk do të thotë paqe”.
Tajani shtoi se Italia do të bëjë çmos të ndihmojë në riparimin e rrjetit energjetik të Ukrainës, i dëmtuar rëndë nga sulmet me raketa ruse./ANSA