UBT News

​Tajani e Crosetto vizitojnë Kosovën e Serbinë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani dhe ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto do të vizitojnë sot Kosovën dhe Serbinë.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Mbrojtjes së Republikës së Italisë, Guido Crosetto përmes një postimi në Twitter.

“Duke u larguar me Antonio Tajani për Beograd dhe Prishtinë, të përpiqemi të ndihmojmë një dialog që është bërë i vështirë. Sepse Italia ka për detyrë të jetë protagoniste në dialog, në kërkimin e arsyeve që bashkojnë, në ndjekjen me kokëfortësi të rrugës së paqes”, ka shkruar ai.

Ndryshe, takimi i dy zyrtarëve të lartë italianë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti do të mbahet sonte në orën 18:00 në Prishtinë.

Vizita vjen në kohën kur Prishtina zyrtare ka vendosur të shtyjë për 48 orë vendimin për nisjen e gjobitjes së pronarëve me targa ilegale të lëshuara nga Serbia, gjë të cilën po e kundërshtojnë serbët e veriut dhe Beogradi zyrtar. 

Exit mobile version