UBT News

​Tahiri viziton shoqatën “Martirët e lirisë”

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka vizituar sot shoqatën “Martirët e lirisë”, e cila me projektet e saj për gatimin e ushqimeve tradicionale po krijon mirëqenie e punësim edhe për gra tjera.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se gratë janë inkuadruar shumë mirë, jo vetëm sa i përket gatimeve tradicionale, por edhe nëpër shumë fusha të bujqësisë ato po tregohen shumë të suksesshme.

“Drejtuesja e kësaj organizate Vildane Mulaku, me përkushtimin e saj maksimal angazhoi disa gra dhe bashkë po bëjnë një punë të mrekullueshme duke na i mbushur tavolinat me ushqimet më të mira tradicionale”, ka shkruar Tahiri.

Exit mobile version