Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të mos eksperimentojnë me koeficientet në Projektligjin e pagave.
Në seancën e sotme të Kuvendit, Tahiri tha se nëse nuk vjen projektligji për miratim në muajin mars, atëherë rritje të pagave përmes ligjit nuk do të ketë.
“Mos të eksperimentohet me koeficientet me ligjin e pagave. Nëse koeficienti ka synim të zvogëlohet dhe nëse ky ligj nuk vjen ashtu siç është thënë në mars në Kuvend, atëherë rritje të pagave përmes ligjit nuk do të ketë”, tha ai.
Megjithatë, Kuvendi nuk e hodhi në votim projekt-rezolutën e AAK-së lidhur me rritjen e pagave dhe vendosi t’i kthehet prapë kësaj pike.