Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka kërkuar nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që të votojnë mocionin procedural, i cili fut në rend dite themelimin e Komisionit Hetimor për Menaxhimin e Krizës Energjetike dhe Punësimet në KEK.
Tahiri ka thënë se deputetët e AAK-së nuk janë iniciues por vetëm nënshkrues të kësaj kërkese që ka ardhur nga Partia Demokratike e Kosovës.
“Nëse ju mendoni që ky komision është antikushtetues, ju lutem adresojeni çështjen në Gjykatën Kushtetuese mirëpo me më bë mua incues kur unë nuk jam iniciues, unë jam nënshkrues, deputetët e AAK-së janë nënshkrues të një kërkese të një inicimi që e ka nisë PDK-ja. Dhe pyetja shtrohet këtu, kryetar Konjufca dhe të gjithë deputetëve, çka jemi duke dashur me fsheh, pse nuk po duam të bëjmë hetim parlamentar për çështje thelbësore që janë nisur, për çfarë arsye, pse mos me pas hetim parlamentar kur shumica e anëtarëve janë Vetëvendosje dhe e shohim a ka reagu Qeveria me kohë në krizën energjetike, tarifat a janë të drejta apo jo, punësimet në KEK, pse mos me bë këtë hetim, çka po fshehni”, ka thënë Tahiri.
Tahiri ka thënë se nuk do të pranojnë në asnjë mënyrë mos themelimin e këtij komisioni hetimor parlamentar.