UBT News

​Tahiri-Kurtit: Është esenciale që ta kuptoni se ministri Murati e dinë që s’dinë

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se ministri i Financave nuk di të flas por numra, por vetëm për polemika politike. Sipas tij, është esenciale që kryeministri Kurti të kuptojë që ministri i Financave, Hekuran Murati nuk e dinë që s’dinë.

Ai në debatin parlamentar për rritjen e çmimeve theksoi se kuletën e shtetit po e mban një njeri i papërgjegjshëm dhe i padijshëm.

Mendoj që është esenciale, është tepër e rëndësishme kryeministri me kuptuar që ka një ministër të Financave që se dinë që nuk dinë. Ajo që e shtini kryetari i LDK-së në kategorinë e katërt. Është e tmerrshme kryeministër edhe kur nuk jeni ju në seancë, edhe kur nuk jeni prezent krejt debati që e thërrasim ministrin e Financave për çështje që lidhen kryekëput me punën e tij, mundohet me shndërrua në një debat politik me akuza dhe kundër akuza, ti e ke bo, ti se ke bërë, ai e ka bërë, ti se ke bërë, ky veç për numra nuk flet. Ja ke lënë kuletën e shtetit një njeriu të papërgjegjshëm dhe të padijshëm”, ka deklaruar Tahiri.

Në lidhje me këtë, ministri i Financave, Hekuran Murati deklaroi se është rezervuar të flas për numra, meqë një gjë të tillë do të duhej ta bënin sot opozita.

Exit mobile version