Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka theksuar se me arritjen e marrëveshjes për targa, kryeministri Albin Kurti ka lëshuar pe.
Tahiri në rrjetin social Facebook ka shkruar se Kurti as Qeveria e tij nuk guxojnë të bëjnë marrëveshje pa njohje reciproke me Serbinë.
“Marrëveshja për targa u arrit, Kurti lëshoi pe, tash nuk dihet edhe sa kohë do të qarkullojnë targat ilegale në veri të vendit, meqë nuk ka afat marrëveshja. Sikur të dëgjoheshin amerikanët afati do të ishte 10 muaj. Prap nuk u bë publike marrëveshja, nuk i dijmë edhe çfarë kompromise tjera ka bërë Kurti si në të kaluarën. Por një gjë e dijmë, Kurti as Qeveria e tij nuk guxon të bëj marrëveshje pa njohje reciproke me Serbinë. Nëse lëshon pe përballë do ta gjej popullin e Kosovës, të cilin e njoh mirë sepse është popull shembullor që dinë të mbroj interesat kombëtare!”, ka shkruar Tahiri.