UBT News

​Tahiri: E domosdoshme dhe legjitime falja e borxheve ndaj bizneseve

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në emër të propozuesit të interpelancës me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen: “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19”, ka kërkuar faljen e borxheve ndaj bizneseve, pasi sipas tij, shumë prej tyre rrezikojnë të falimentojnë dhe shumë vende të punës t’i mbyllin për shkak të pasojave të shkaktuara nga pandemia Covid-19.

Tahiri tha se është e domosdoshme dhe legjitime falja e borxheve.

“Për të gjithë ne është shumë e qartë se gjobat e shqiptuara janë ligjshme mbi mandatin dhe nga ligji për menaxhimin e pandemisë, sidoqoftë meqë periudha e pandemisë së paku aktualisht është nën kontroll. Kemi hyrë në një periudhë që përpos shëndetit publik duhet t’i adresojmë edhe dëmet ekonomike dhe biznesore të shkaktuara nga pandemia. Nuk mund të mohojmë faktin që efektet e kësaj pandmeie janë afatgjate, mirëpo është po aq e rëndësishme mënyra se si i qasemi këtyre efekteve. Janë disa çështje që këtë temë e bëjnë të domosdoshme dhe faktin legjitim faljen e borxheve. Në radhë të parë është pamundësia që shumë biznese të shlyejnë këto borxhe pa rrezikuar kapacitetin e tyre për të operuar, madje disa rrezikojnë edhe mbylljen e plotë dhe falimentimin e saj”, theksoi Tahiri.

Ai shtoi se si rrjedhojë e presioneve të shumta pandemike mbi bizneset ku bie edhe shlyerja e borxheve, shumë biznese nuk po mund të operojnë në mënyrën e njëjtë ndaj të punësuarave.

Exit mobile version