UBT News

​Szunyog lavdëron FSK-në për ndihmën ofruar Turqisë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, e ka lavdëruar punën e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas tërmetit në Turqi.

Ai tha se është tejet i lumtur teksa sheh Kosovën përkrah BE-së në përpjekje për t’iu dalë në ndihmë popullatës atje.

“Dua të përshëndes përpjekjet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Turqi gjatë dhjetë ditëve të fundit. Deri më tani ata kanë arritur të shpëtojnë katër jetë, përfshirë dy fëmijë. Krenar që shoh Kosovën duke iu bashkuar Bashkimit evropian dhe përpjekjes ndërkombëtare të shpëtimit”, ka shkruar Szunyog.

Tërmeti i fuqishëm i javës së kaluar në Turqi dhe Siri ka lënë mbi 41 mijë të vdekur.

Exit mobile version