UBT News

​Sveçla për grupet me uniforma e të armatosura në veri: Po financohen nga Vuçiqi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se janë duke u zhvilluar hetime intensive për grupet e armatosura dhe me uniforma që u shfaqen në veri të vendit mbrëmjen e 31 korrikut, por që ishte i rezervuar dhe nuk dha detaje në interesimin e gazetarëve.

Për grupet me uniforma në veri që i ka përmendur presidenti i Serbisë, ministri Sveçla në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Kurti, tha se në vazhdimësi kanë thënë se këto grupe që sulmojnë funksionimin e sovranitetit dhe ruajtjes së integritetit të Kosovës janë të financuara dhe udhëhequra nga Aleksandër Vuçiq dhe qeveria serbe.

Janë duke u bërë hetime intensive për këto çështje, andaj edhe do të isha pak i rezervuar për këtë. Por, ne në vazhdimësi kemi thënë që të gjitha grupet të cilat janë të organizuara në drejtim të luftimit të shtrirjes së sovranitetit dhe ruajtjes së integritetit territorial të institucioneve të Kosovës, jo vetëm se janë të cytura, por janë edhe të financuara e të udhëhequra nga Aleksandër Vuçiq dhe qeveria e Serbisë. Dhe kemi dëshmi për prezencë të grupeve të armatosura, të uniormuara me maska në natën e 31 korrikut. Instituiconet tona janë të përkushtuara që t’i identifikojnë të gjithë ata. Është hera e parë që edhe vet presidenti i Serbisë konfirmon një gjë të cilën ne e kemi thënë para një kohe”, theksoi ai.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti ka folur rreth raportimeve se kompania e licencuar “Elektro Sever” nuk po i respekton kriteret e shtetit të Kosovës.

Kurti tha se marrëveshja për implementimin e udhërrëfyesit është tekst i përcaktuar që tashmë është distribuuar dhe ai nuk mund të ndryshohet më.

Marrëveshjet të cilat bëhen, bëhen në kuadër të kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës dhe ato për neve janë të pranueshme. Unë nuk i di se çfarë ndryshimesh po tenton ndokush. Mirëpo, marrëveshja për implementimin e udhërrëfyesit është tekst i përcaktuar që tashmë është distribuuar dhe ai nuk mund të ndryshohet më. Ne nuk do të bëjmë marrëveshje të tjera prej asaj që është përmbyllur në qershorin e këtij viti. Fjalën e ka ZRrE edhe vetëm më pastaj ne do të mund të flasim. Natyrisht që ne i kemi idetë tona, mirëpo asnjë veprim nuk do të ndërmarrim pa folur ZRrE-ja që është institucion shtetëror. Kjo çështje në thelb është mbi qeveritare dhe vetëm atëherë kur të kalojë fazën mbi qeveritare, që është ajo shtetërore e ZRrE-së, vijmë në shprehje ne”, theksoi Kurti.

Kryeministri Kurti edhe sot e la sërish konferencën për media, pasi tha se e ka të pamundur të qëndrojë.

Jo, për besë e kam të pamundur. Më duhet të shkoj edhe po e vërej një lloj organizimi”, tha Kurti.

Exit mobile version