Ministri i Punëve të Brendshëm, Xhelal Sveçla ka kërkuar nga Serbia që të dorëzojë në Kosovë terroristët që sulmuan Policinë e Kosovës, përfshirë edhe gjashtë prej tyre të cilët po trajtohen në spitalin e Novi Pazarit.
Sveçla tha sulmi i djeshëm terrorist me urdhër të Beogradit në Banjskë të Zeçanit ka dështuar, falë profesionalizmit të Policisë së Kosovës.
Ai në konferencë për medie të hënën tha në këtë sulm terrorist dëshmohet se ka qenë i përfshirë edhe Milan Radonjçiq.