Dogana e Kosovës njofton se me të pranuar njoftimin zyrtar për arrestimin e zyrtarit doganor në rastin “Brezovica”, ka suspenduar nga puna zyrtarin e arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprat penale.
Procedimi disiplinor do të vijojë për të shqyrtuar veprimet tjera disiplinore, thuhet në një njoftim për media.
Dogana thotë se mirëpret veprimet ligjore në luftimin e korrupsionit dhe se nuk do të tolerojë veprime jo etike dhe jo ligjore në rangjet e veta.
Ndryshe, Dogana ka lansuar aplikacionin eDogana, i cili krahas mënyrave tjera mundëson raportimin e korrupsionit dhe kontrabandës në mënyrë krejtësisht anonime dhe të sigurt.