Rishi Sunak, lideri i ri i Partisë Konservatore britanike në pushtet dhe kryeministër i ardhshëm, hodhi poshtë mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, thanë deputetët që ishin të pranishëm gjatë fjalimit të tij sot.
Ai u tha deputetëve konservatorë se prioriteti i tij ishte arritja e stabilitetit ekonomik dhe se më pas do të kërkonte të përmbushte premtimet e fushatës së partisë për vitin 2019, tha deputeti Ian Duncan Smith.
Sunak gjithashtu u tha deputetëve se “të gjitha krahët” e partisë do të jenë të pranishëm në kabinetin e tij, raporton gazeta “The Sun”.
Kryeministrja e dorëhequr, Liz Truss theksoi se Sunak ka mbështetjen e saj të plotë, duke e uruar në Twitter për zgjedhjen e tij si kreu i ri i partisë dhe kryeministër i ardhshëm.