UBT News

​Sunak: Duhet të kemi imagjinatë dhe besim për të punuar ndryshe dhe më mirë

Kryeministri britanik, Rishi Sunak tha sot se Britania duhet të ketë besim për t’i bërë gjërat ndryshe dhe më mirë.

Në një fjalim në të cilin ai prezantoi prioritetet e qeverisë së tij për vitin e ri, Sunak tha: “Ne duhet të kemi imagjinatë dhe vetëbesim për t’i bërë gjërat ndryshe dhe më mirë. Një vizion për të bërë sot, atë që duhet për nesër”.

Sunak vuri në dukje se është e nevojshme të ndryshohet mënyra se si funksionon Britania.

Ai po ashtu ka deklaruar se do të bëjë pesë premtime për qytetarët e Britanisë, raporton gazeta britanike “The Guardian”.

Premtimi i parë është se inflacioni do të përgjysmohet këtë vit, i dyti është se do të zhvillojë ekonominë, i treti është se do të kujdeset që të bjerë borxhi kombëtar dhe i katërti është që listat e pritjes në shëndetësi të pakësohen.

Premtimi i pestë është sjellja e ligjeve të reja për ndalimin e varkave të vogla, në mënyrë që njerëzit që vijnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar të arrestohen.

Exit mobile version