UBT News

​Sulmon rojet e pyllit, arrestohet një person në Kaçanik

Policia e Kosovës, sot në ora 05:50, ka pranuar një informacion se në Kaçanik të Vjetër të Kaçanikut një person ka sulmuar rojet e pyjeve.

Policia ka arrestuar personin e dyshuar M.K. (56), i cili ka sulmuar rojet e pyjeve A.T. (37) dhe Sh.K. (33), të cilët e kishin ndaluar atë derisa po transportonte drurë ilegalisht, e të cilat më pas janë konfiskuar.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit është ndaluar në mbajtje për 48 orë. Ndërsa si prova materiale janë konfiskuar një sëpatë, dy thika dhe një llambë ndriçuese. Rasti është cilësuar sulm ndaj personave zyrtarë.

Exit mobile version