Një 33 vjeçar me inicialet Sh. D, është arrestuar në Kaçanik, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindit të tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Sipas policisë, viktima ka marrë tretman mjekësorë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik.
I dyshuari pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.