UBT News

​Sulmoi tre policë në Podujevë, arrestohet i dyshuari

Të enjten rreth orës 22:30 në Podujevë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti i ka kanosur verbalisht si dhe i ka sulmuar fizikisht tre zyrtarët policorë.

Policëve të lënduar iu është ofruar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është iniciuar si sulm ndaj personit zyrtar.

Exit mobile version