Uebfaqja zyrtare e Dhomës së Tregtisë është sulmuar nga hakerë të panjohur gjatë dy ditëve te kaluara, me ç’rast çasja në ueb faqe ka qenë e pamundur. Kështu ka njoftuar Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë.
“Dhoma e Tregtisë shpreh shqetësimin e saj të thellë, pasiqë kjo nuk është hera e parë kur ueb faqja jonë zyrtare ballafaqohet me sulme kibernetike. Kjo është hera e dytë brenda këtij viti. Shqetësimi ynë bëhet çdo herë e më i thellë kur siguria nacionale po vihet në rrezik si pasojë e sulmeve kibernetike nga të cilat nuk kanë shpëtuar as institucionet shtetërore të Kosovës, ku si pasojë e tyre ishin jashtë funksionit faqet zyrtare të qeverisë dhe shërbimeve për publikun”, thuhet në komunikatën për media.
Uebfaqja është rikthyer dhe situata është stabile momentalisht.