UBT News

​Sulmohet fizikisht një zyrtar në Fushë Kosovë

Një person zyrtar është sulmuar fizikisht gjatë ditës së djeshme në Fushë Kosovë. Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh njofton se ngjarja ndodhi kur i njëjti kishte marrë një telefonatë nga një person i dyshuar, i cili e kishte ftuar të takohet me të, dhe më pas ishte sulmuar nga dy persona të panjohur.

“Viktima ka marrë tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit kujdestar është inicuar rasti dhe mbetet nën hetime”, thuhet ndër të tjera në raportin e Policisë.

Exit mobile version