Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova ndjen dhimbjen me popullin amerikan për jetët e humbura në sulmin e së martës në një shkollë në Teksas, ku mbetën të vrarë 19 fëmijë dhe dy të rritur.
Ajo ka thënë se mendimet tona janë me familjet e fëmijëve dhe të rriturve që humbën jetën në këtë sulm.
“E lënduar nga lajmi për të shtënat në një shkollë në Teksas. Mendimet tona janë me familjet e fëmijëve dhe të rriturve, jetët e të cilëve iu dhanë fund padrejtësisht përpara kohës së tyre. Ne ndajmë dhimbjen e popullit amerikan dhe ndjejmë trishtim me miqtë tanë në këtë kohë”, ka shkruar Osmani në Twitter.