Me buxhetin e ri të qeverisë amerikane, ndihma financiare për Ukrainën mbetet e qëndrueshme për vitin 2023, pavarësisht mosmarrëveshjeve në Kongres, tha këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan gjatë vizitës së presidentit amerikan, Joe Biden në Meksikë.
Sullivan tha se buxheti i ri parashikon një ndihmë prej 45 miliardë dollarësh për Ukrainën, megjithëse qeveria kishte kërkuar vetëm 37 miliardë dollarë.
“Ky është një fond që tashmë është miratuar”, theksoi ai.
Me këtë rritje, aftësia e qeverisë amerikane për t’i ofruar Ukrainës ndihmë ushtarake, ekonomike dhe humanitare është e garantuar plotësisht për pothuajse të gjithë vitin.
Biden nënshkroi ligjin e ri të buxhetit në fund të dhjetorit që ofron ndihmën për Ukrainën.
Buxheti i ri financon operacionet e qeverisë deri në shtator 2023. /DPA/