Qeveria suedeze ka bërë të ditur se do të shfuqizojë kufizimet antiCOVID-19 për të huajt që mbërrijnë në Suedi nga vendet e tjera nordike, pjesa tjetër e Bashkimit Evropian dhe nga Zona Ekonomike Evropiane.
Edhe nesër, siç pritej do të shfuqizohet edhe pjesa e masave të tjera kundër COVID-19 që ishin zgjatur për dy javë, më 26 janar, raporton atsh.
Kufizimet parashikonin mbylljen në orën 23:00 të bareve dhe restoranteve me një limit prej 500 personash në ambiente më të mëdha të brendshme.