UBT News

​Stoltenberg takon sot Kurtin dhe Vuçiqin

Albin Kurti from Kosovo visits NATO and meets with NATO Secretary General Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të pres sot në selinë e aleancës, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në njoftimin e NATO-s, thuhet se pas takimit, Stoltenberg dhe Kurti do të mbajnë konferencë për media në orën 17:00.

Takimi në Bruksel me Stoltenbergun vjen tri javë pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës.

Serbët lokalë më 31 korrik dhe 1 gusht bllokuan rrugët që çojnë në pikëkalimet kufitare – Jarinjë dhe Bërnjak – që lidhin Kosovën dhe Serbinë, për të shprehur kundërshtimin e tyre lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe.

Më 31 korrik, NATO tha se misioni i saj në Kosovë, KFOR, ishte i përgatitur të ndërhynte nëse do të rrezikohej stabiliteti në vend. Të njëjtën deklaratë e bëri edhe shefi i aleancës, Stoltenberg gjatë një bisede që ka zhvilluar me Vuçiqin më 3 gusht.

Por, pas ndërhyrjes së Shteteve të Bashkuara dhe BE-së, Qeveria e Kosovës tha se do të shtynte zbatimin e vendimeve për 30 ditë, kur të hiqen barrikadat e vendosura dhe barrikadat u hoqën pasditen e 1 gushtit.

Stoltenberg takon Kurtin dhe Vuçiqin një ditë para se këta dy të takohen në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se para takimeve në Bruksel ka biseduar në telefon 

Ndërsa të enjten, më 18 gusht, në Bruksel do të mbahet takimi i nivelit të lartë të dialogut Kosovës-Serbi me ndërmjetësimin e BE-së.

Zyra e informacionit e BE-së ka bërë të ditur se takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq do të fillojë në orën 10:30, me pjesëmarrjen edhe të emisarit special evropian për dialogun Miroslav Lajçak.

Exit mobile version