UBT News

​Stoltenberg flet me Kurtin për situatën në veri: Të gjithë duhet ta ruajnë qetësinë

NATO Secretary General Jens Stoltenberg holds a press conference along with the European Parliament president at the European Parliament in Brussels on April 28, 2022. (Photo by Kenzo TRIBOUILLARD / AFP) (Photo by KENZO TRIBOUILLARD/AFP via Getty Images)

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka bërë të ditur se ka biseduar me kryeministrin Albin Kurti lidhur me tensionet e fundit në veri të Kosovës, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet për letërnjoftime dhe targa. 

Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se të gjitha palët duhet ta ruajnë qetësinë dhe të shmangin veprimet e njëanshme.

Bisedova me Albin Kurtin për tensionet e fundit në Kosovë dhe rëndësinë e vazhdueshme të misionit të KFOR-it. Të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Mbetem në kontakt të ngushtë me Prishtinën dhe Beogradin”, ka shkruar sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. 

Exit mobile version