UBT News

​Stafit të ShSKUK-së i njihet testi rapid si test konfirmues

Sindikata e Infermierëve të Kosovës thotë se çdo të punëtori në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) i njihet testi rapid si test konfirmues për COVID-19 pozitiv, por që i njëjti duhet të bëhet brenda institucionit dhe të regjistrohet në librat e protokollit dhe të lëshohet raport me shkrim nga mjeku i klinikës.

“Çdo të punësuari të ShSKUK-së ( personeli shëndetësor dhe jo shëndetësor) i njihet testi rapid si test konfirmues për Covid-19 pozitivë, por i njëjti duhet të bëhet brenda institucionit, të regjistrohet në librat e protokolit dhe të lëshohet raport me shkrim nga mjeku i klinikës, spitalit apo institucionit përkatës. Për rezultatet e testeve duhet të njoftohet IKShPK konform normave rregullative”, thuhet në komunikatën e ShSKUK-së.

Të njëjtit kanë përshëndetur vendimin e ShSKUK/QKUK-së për refelektimin ndaj shqetësimit të komunitetit të infermiereve dhe profesionistë të tjerë shëndetësorë.

“Sindikata e Infermierëve të Kosovës përshendet vendimin SHSKUK/QKUK-së për reflektim ndaj shqetësimit të komuniteteve infermier, mami dhe profesionistë tjerë shëndetësor lidhur me vendimin e mëhershëm sipas të cilit infermierët dhe stafi tjetër shëndetësor të cilët rezultojnë pozitiv në testimin rapid do cilësohen vetëm si të dyshuar për infekcion me COVID-19, ndërsa për ta konfirmuar infermierët do të duhej që të bënin një PCR test, përndryshe format tjera nuk do pranoheshin si dëshmi nga punëdhënësi. Sindikata e Infermierëve të Kosovës njofton anëtarësinë e saj, infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor që nga sot SHSKUK/QKUK do i pranoj si dëshmi edhe rezultatet pozitive që dalin nga testimet rapide, ndërsa nuk do ketë nevojë për testin PCR për konfirmim të infekcionit. Komunitetet infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor gjatë gjithë periudhës me pandeminë COVID-19 kanë dëshmuar korrektësinë e tyre, kanë dëshmuar që janë të përgjegjshëm dhe të besueshëm, ndërsa përmes punës, angazhimit dhe sakrificës kanë dëshmuar që vendi dhe qytetarët mund të llogarisin në infermierët dhe shërbimet e infermierëve. Sindikata e Infermierëve të Kosovës inkurajon të gjithë anëtarët e saj që t’u përmbahen me përpikëri vendimit te Komitetit SHSKUK-së rreth procedurave të testimit dhe evidentimit, rekomandimeve të IKSHPK dhe Ministrisë së Shëndetësisë për t’u mbrojtur nga infekcioni me COVID-19 si dhe për parandalimin e përhapjes së infekcionit COVID-19. Sindikata e Infermierëve të Kosovës mbetet e përkushtuar në krijimin, ruajtjen dhe avancimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit me të gjitha institucionet derisa ky bashkëpunim dhe këto mardhënie nuk i cenojnë interesat dhe të drejtat e komuniteteve infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor, ndërsa padyshim që ruajtja e shëndetit dhe mirëqenia e komuniteteve infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor janë prioritet i yni”, përfundon komunikata. 

Exit mobile version